Numërohen 95% të votave, Vetëvendosje kalon shifrën e 360 mijë votave

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 95,21% të votave të numëruara në nivel vendi, shkruan Indeksonline.

Në bazë të këtyre numërimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47,90%, që i bije 360.138 vota.

Në vendin e dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 17,41%, pra me 130.939 vota.

Kurse në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,24%, 99.535 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,46% ose 56.118 vota.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate ka arritur të marrë vetëm 2,64%, pra 19.839 vota që praktikisht ka mbetur e lënë jashtë legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *