Osmani: Zëri i qytetarëve kumboi si kurrë më parë, nesër lind diell për Kosovën

Kandidatja për presidente nga VV, Vjosa Osmani përmes një konference për media tha se dita e bardhë të cilën e paralajmëruan në mëngjes, u shndërrua edhe në natë të bardhë, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se sot ka kumbuar zëri i qytetarëve dhe se vota ka sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Po ashtu, Osmani u shpreh se puna e vërtetë fillon sot dhe se nesër lind diell për Kosovën.

“Sot dita e bardhë që e paralajmëruam u shndërrua në natë të bardhë. Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. Vota juaj e solli ndryshimin e pritur. Nga thellësia e zemrës miliona herë falëminderit. Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe, besimi juaj do jetë udhërrëfyesi ynë në këtë rrugëtim. Së bashku po vijojmë punën në zhvillimin e demokracisë.

Nuk është një mandat për kthim prapa, por një mandat kur ne e garantojmë mirëqenien e luftojmë korrupsionin, sigurojmë drejtësi. Kjo qeveri do jetë e juaja, e zëri juaj do jetë zëri ynë. Nëse ka ende në mesin tuaj që mendojnë se në Kosovë vështirë bëhen ndryshimet, fitoja plebishitare është përgjigjja. Qyetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft, e dijnë se kur është koha për një kapitull të ri.

Kjo është fitorja e juaj, do e kthejmë besimin në politikë, do punojmë për njerëzit tanë. Institucionet do drejtohen nga drejtësia, Kosova do ndryshojë. Është bërë shumë punë, kemi ecur së bashku cep më cep, na keni pritur me zemër. Puna e vërtetë filllon sot, fillon puna për rininë, për drejtësinë.. fillon puna për të na bashkuar për një të ardhme më të mirë… Nesër lind diell për Kosovën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *