Pallaska: Pasi kritikova Kurtin, Vjosa e impresionuar më kërkoi me ngulm takim, kam fakte

Ushtruesja e detyrës së presidentit e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë si pjesë e listës së Vetëvendosjes, mbrëmë në një intervistë në “Rubikon” i ka cilësuar si “urrejtje patologjike” deklaratat e avokatit, Dastid Pallaska, për Albin Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë konstatim të Osmanit ka reaguar në profilin e tij zyrtar, vetë Pallaska, i cili ka zbuluar se ka qenë pikërisht Vjosa Osmani e cila e kishte kontaktuar në shtatorin e vitit 2019 pas një interviste që vetë Pallaska kishte pasur në në Pressing të T7 ku kishte folur për popullzimin e rrezikshëm të Kurtit.

Pallaska ka treguar se Osmani ishte impresionuar nga ajo intervistë në Pressing dhe i kishte kërkuar menjëherë takim. Ai madje thotë se kishte pasur insistim shumë të madh nga ish-anëtarja e LDK’së për t’u takuar sa më shpejtë që ishte e mundur.

Për një gjë të tillë avokati kosovar thotë se ka edhe fakte, meqë Osmani e kishte kontaktuar përmes mesazheve.

Pallaska ia ka rikujtuar Osmanit se e kishte quajtur Kurtin si Hugo Chavez

Reagimi i plotë i avokatit Dastid Pallaska:  

Reagim ndaj deklaratës së Znj. Osmani për intervistën time në Rubikon të javës së shkuar

Me 17 shtator 2019 isha në intervistë në Pressing për të ekspozuar, ndër tjerash, popullizmin e rrezikshëm të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë asaj fushate zgjedhore.

Një ndër personat që ishte impresionuar më së shumti me kritikat e mija ndaj ideologjisë dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj ishte Znj. Osmani.

Aq shumë ishte mahnitur Znj. Osmani me qëndrimet e mija kundër demagogjisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sa që më kërkoi me ngulm ta takoj sa më shpejtë që të jetë e mundur. Për fat të mirë biseda është e dokumentuar pasi që ishte me shkrim.

Sonte Znj. Osmani e paska cilësuar “urrejtje patologjike” intervistën time të para disa ditëve në Rubikon ku, ndër tjerash, kam përsëritur kritikat e vitit 2019 për shefin e saj të ri.

Për fat të keq, sot ato kritika vlejnë edhe për Znj. Osmani për shkak të përpjekjeve të saja dëshpëruese për ta impresionuar shefin e saj të ri duke e imituar.

I pritshëm ky ndryshim i qëndrimit të saj pasi që iu dorëzua kundërshtarit të saj politik i cili e mposhti në zgjedhjet e 2019.

Madje, nuk ishte asgjë në krahasim me VETË-KRITIKËN që sonte bëri për shkak se në vitin 2019 kishte GUXUAR ta krahasonte shefin e saj të ri me Hugo Chavez-in.

Nuk mund të pritet asgjë më shumë nga dikush që nuk ka respekt as ndaj vetëvetes.

Përndryshe, çka mund t’i duket Znj. Osmani dhe shefit të saj të ri si “urrejtje” është thjeshtë ALERGJI.

Alergji ndaj hipokrizisë, obsesionimit me pushtet dhe keqpërdorimit të politikës për shërim të komplekseve personale.

Alergji që shkaktohet nga reagimi i sistemit imunitar të secilit njeri normal që nuk varet nga politika, udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë dhe, si pasojë, ka konsistencë të mendimit dhe veprimit.

Virtyte këto që duket se janë të huaja për Znj. Osmani.\express\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *