Rrahje në Drenas, 19-vjeçari dërgohet në QKUK

 

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:00 kanë pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas.

Bëhet e ditur se njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”.

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen” thuhet në njoftimin e policisë.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *