SHBA dhe Anglia reagojnë ashpër pas publikimeve për përdhunimin e grave ujgure në Kinë

Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e shqetësuar pas raportimeve të BBC që detajon akuzat për përdhunim sistematik të grave ujgure në kampet e Kinës.

“Këto mizori na tronditin ndërgjegjen dhe duhet të përballen me pasoja të rënda”, tha një zëdhënës.

Në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ministri Nigel Adams, ka thënë se raportimi tregon qartë veprimet e liga.

Në parlamentin e MB të enjten, ministri i qeverisë Nigel Adams tha se raporti tregoi “veprime të qarta”.

Sipas vlerësimeve, më shumë se një milion ujgurë dhe pakica të tjera janë internuar në kampe në Kinë.

Ministria e jashtme e Kinës ka mohuar akuzat, duke akuzuar BBC-në për publikimin e një “raporti të rremë”.

Lajmi i publikuar në mediumin britanik ka dëshmi të dorës së parë nga një grua e përdhunuar brenda kampit, e cila është larguar nga kampi.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *