Shkencëtarët: Shtyni dozën e dytë të vaksinës Pfizer, kemi rezultate të reja

“Duke pasur parasysh mungesën aktuale të vaksinave, shtyrja e dozës së dytë është çështje e sigurisë kombëtare”

Shkencëtarët u bënë thirrje qeverive të vonojnë administrimin e dozës së dytë të “Pfizer”-“BioNTech” kundër koronavirusit, sepse efektiviteti i tij i lartë prej 92.6 për qind është treguar tashmë pas dozës së parë.

Epidemiologia kanadeze Danuta Skowronski dhe  Gaston De Serres , një profesor në shkollën kanadeze të mjekësisë të universitetit “Laval”, thonë në një letër të botuar në “New England Journal of Medicine” se gjetjet e tyre bazohen në dokumentacionin që “Pfizeri” paraqet në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA.

Në rastin e vaksinës së dytë të bazuar në RNA të dërguarit – atë të ndërmarrjes “Moderna Inc”, u zbulua se pas dozës së parë, efektiviteti është 92.1 për qind, shkruajnë Skowronski dhe De Serres.

Ata paralajmërojnë se nuk dihet ende se sa zgjat mbrojtja e ofruar nga një dozë e një vaksine të mbështetur në ARN, por theksojnë se dhënia e një doze të dytë një muaj pas së parës siguron “përfitime të vogla shtesë afatshkurtra”.

“Duke pasur parasysh mungesën aktuale të vaksinave, shtyrja e dozës së dytë është një çështje e sigurisë kombëtare që, nëse nuk merret parasysh, me siguri do të rezultojë në mijëra shtrime në spital dhe vdekje për shkak të Covidit-19 gjatë dimrit në SHBA”, shkruajnë autorët.

“Pfizeri” rekomandon dhënien e dy dozave në interval 21-ditësh për vaksinën e saj dhe nuk ka testuar ende oraret e tjera të vaksinimit, duke thënë se vendimi për të dhënë vetëm një dozë është një çështje e autoriteteve shëndetësore.

“Ne në “Pfizer” besojmë se autoritetet shëndetësore duhet të shqyrtojnë oraret e tjera të vaksinimit për të siguruar që vaksinat të sigurojnë mbrojtjen më të lartë të mundshme”, shtoi kompania.\indeksonline\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *