Shkencëtarët thonë se kjo super bimë e pastron ajrin në rrugët e ngarkuara

Ekspertët kanë identifikuar një super bimë, që është mjaft e përhapur në Britaninë e Madhe, e cila mund të ndihmojë në pastrimin e ajrit në rrugët e ngarkuara me vetura.

Shkencëtarët në “Royal Horticultural Society” e vëzhguan efikasitetin e bimëve për thithjen e grimcave ndotëse të ajrit dhe bënë krahasime mes bimëve në këtë aspekt, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Ata zbuluan se bima e quajtur franchetii është së paku 20 për qind më efektive për thithjen e ajrit të ndotur në rrugët e ngarkuara në krahasim me bimët tjera, ndonëse nuk është vërejtur ndonjë dallim në rrugët me më pak qarkullim.

Sipas ekspertëve, një segment me një metër të kësaj bime mund të thithë grimca të qindra miljeve të vozitjes së veturave për vetëm një javë.

Udhëheqësja e studimit, Tijana Blanusa, tha: “E dimë se vetëm për shtat ditë, një metër gjatësi e kësaj bime të dendur do të thithë të njëjtën sasi të ndotjes që një veturë shkakton në 500 milje vozitje.”

Sipas saj, do të ishte ideale mbjellja e kësaj bime përgjatë rrugëve të ngarkuara dhe në vendet ku ka më shumë ndotje.\express\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *