Shpërthim i fuqishëm në Greqi, shembet hoteli trekatësh

Në shpërthimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në afërsi të qytetit grek Kastoria nuk ka të lënduar, por një hotel trekatësh është shembur, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, duke shkatërruar objektin me 80 dhoma – që për fat të mirë ishte i mbyllur dhe nuk kishte pushues brenda, transmeton Telegrafi.

E shkaqet e shpërthimit deri më tani mbeten të panjohura, por sipas hetimeve preliminare besohet se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.

Jordanis Mihailidis, pronar i hotelit në Katoria, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa që për një moment e tërë lagjja ka mbetur për disa sekonda pa energji elektrike. /Telegrafi\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *