Shtatë muaj burgim dhe 100 euro gjobë për prizrenasin që rrahu gruan e tij

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka shqiptuar aktgjykimin ndaj një burri nga Prizreni me incialet T.N, i cili akuzohet se ka rrahur gruan e tij.

Lidhur me këtë kjo gjykatë ka vendosur ta dënojë të pandehurin me shtatë muaj burgim dhe 100 euro gjobë.

Në dënim llogaritet edhe koha kur T.N e ka kaluar në paraburgim.

Gjykata i ka vazhduar atij paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e dënimit.

Ngjarja kishte ndodhur me datë 7 janar.

“Me datë 07 janar 2021, në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qellin të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme bashkëshortore lidhur me xhelozinë që e ka i pandehuri ndaj të dëmtuarës, bashkëshortes së tij, pasi që i pandehuri T.N., kthehet në shtëpi kërkon nga bashkëshortja e tij të di arsyen pse i ‘a kishte fshirë një numër të telefonit në telefonin e tij personal, edhe pse e dëmtuara është arsyetuar se nuk i ‘a ka prekur telefonin, i pandehuri tenton ta sulmoj fizikisht të dëmtuarën, dhe e njëjta nga frika se do të ndodhë një e keqe, mbyllet në dhomë e raporton rastin në Polici, qëndron në dhomë deri sa në vend ngjarje paraqiten zyrtarët Policor, me të cilat veprime i pandehuri T.N., tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh”, njofton Gjykata Themelore e Prizrenit përcjell Klan Kosova.

“Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 07.01.2021. Dënim me GJOBË në shumën prej njëqind (100) euro. Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *