Shtatzënat e prekura me COVID-19, transmetojnë antitrupa kundër virusit tek fëmijët e tyre

Gratë shtatzëna që kanë COVID-19 transmetojnë antitrupa kundër virusit tek fëmijët e tyre, kanë zbuluar studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë

Mbrojtja e të porsalindurve nga infeksioni varet kryesisht nga antitrupat e transmetuar nga nëna tek fëmija përmes placentës.

Kjo gjithashtu i referohet mbrojtjes kundër “SARS-CoV-2”, megjithatë, detajet e transmetimit të antitrupave në këtë rast nuk janë sqaruar ende plotësisht.

Studimi u botua në revistën .

Studiuesit zbuluan se sa më herët nëna e ardhshme të infektohej me coronavirus në muajt e parë të shtatzënisë, aq më i lartë ishte përqendrimi i antitrupave në gjakun e kërthizës.

“Rezultatet tona janë plotësisht në përputhje me atë që mund të pritet nga studimet për viruse të tjera”, tha profesori Scott Hensley, një nga autorët e studimit.

Studiuesit ndoqën 1.714 gra që lindën midis prillit dhe gushtit të vitit 2020. 83 prej tyre ishin pozitivë për covid-19, dhe në 72 foshnje, studiuesit gjetën antitrupa në gjakun e kërthizës, pavarësisht nëse nëna kishte simptoma të virusit apo jo.

Në rreth gjysmën e fëmijëve, niveli i antitrupave ishte i njëjtë ose më i lartë se tek nëna, dhe në ¼ në disa raste ishte edhe 1,5 deri në dy herë më i lartë.

“Antitrupat SARS-CoV-2 kalojnë në placentë në të dy format e rënda dhe asimptomatike të coronavirusit”, thonë autorët.

Përqendrimi i tyre në gjakun e kordonit të kërthizës tregoi drejtpërdrejt se sa antitrupa kishte në gjakun e gruas shtatzënë dhe sa i fortë ishte infeksioni. Kjo tregon se antitrupat mund të mbrojnë fetusin nga infeksioni.

Antitrupat që kalojnë barrierën placentare janë “imunoglobulina G”, e cila prodhohet disa ditë pas infektimit dhe sigurisht siguron mbrojtje afatgjatë kundër coronavirusit. Asnjë foshnjë nuk ka shfaqur “imunoglobulinë M” menjëherë pas infektimit.\telegrafi\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *