Skenë filmash tek rruga B: Përleshen mes vete, armën ia drejtojnë edhe policisë, një person mbetet i plagosur

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë. Në lokacionin e njohur si ‘Rruga B’ të kryeqytetit dy persona kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin, raporton Indeksonline.

Indeksonline mëson se në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur policia. Edhe pse pas disa thirrjeve të zyrtarëve policor drejtuar të dyshuarve që të ndaleshin, ata nuk janë bindur. Madje njëri nga ta, armën ia ka drejtuar edhe policisë.

Kjo e fundit e plagos në këmbë njërin nga personat që po përleshej.

Por nga shkrepja e një plumbi nga personat që po përlesheshin ka pësuar një kalimtare e rastit.

Në vendin e ngjarjes për momentin ndodhen edhe zyrtarë të tjerë të policisë si dhe ekipet e autoambulancës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *