Të gjitha rrugët e kalueshme, Abrashi bën apel për vozitje me kujdes

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës gjatë ditës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Në njoftimin e tyre thuhet se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme me hedhje të kripës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për të gjithë vozitësit që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *