Tërmkolli: Isa Mustafa kurrë s’ka qenë LDK

“Ka qenë mision i plotë që LDK të shkatërrohet – e kanë sjellë pranë shkatërrimit, por nuk janë këto krejt nga jashtë, janë krijuar rrethana të tilla brenda vet LDK-së”.

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku partia së cilës ajo i takon, pësoi një rënie të konsiderueshme

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se kjo rënie ka ndodhur për shkak se përbrenda vet LDK-së ka pasur një përpjekje të vazhdueshme që të zhbëhet ky subjekt politik.

“Edhe ata që nuk janë në LDK pak a shumë mund ta dinë – nuk është që veç ne që jemi në LDK, por kemi punuar shumë, kemi dhënë që ta bëjmë shtetin dhe natyrisht se secili ka mendimet e veta pse erdhi deri këtu dhe mendoj se ka faktorë të shumtë”.

“Nuk është pasojë e një ditë, e ka një histori pak më të gjatë që është shtresuar aq shumë saqë ka ardhur deri te ky rezultat. Gjithçka fillon në vitin 2006 kur LDK u nda në dysh, pastaj në vitin 2010 dihet çka ndodhi – u nda në mes si dhe tash me Vjosa Osmanin në një far mënyre gati u zhbë LDK”.

Sipas saj, krejt këto janë mësymje që kanë prapa vetes edhe qarqe të caktuara me mision për ta shkatërruar LDK-në.

“Është shume e dukshme për ta kuptuar sepse LDK është i vetmi subjekt politik në Kosovë që është ndërtuar mbi bazat më të shëndosha politike, është ndërtuar mbi bazën e interesit nacional dhe demokrat”./indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *