Tragjike: Polici i Kosovës dyshohet se vrau veten para stacionit policor

Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.

Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë në Gjilan kanë bërë të ditur se polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer me armë zyrtare.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri te vetëvrasja.

Gazeta Express ka kontaktuar zyrën për informim të Policisë në Gjilan por të njëjtit nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *