Transplanti i parë i fytyrës dhe duarve në botë i jep të riut një tjetër mundësi për të jetuar

Në korrik të vitit 2018, Joe Dimeo, në atë kohë 20 vjeç, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë. Makina shpërtheu në flakë dhe Dimeo pësoi djegie të shkallës së tretë në gati 80% të trupit.

Pasojat ishin aq të rënda sa megjithëse Dimeo mbijetoi, ai mbeti pa qepalla, veshë dhe shumë nga gishtat e tij. Jeta e të riut ndryshoi krejtësisht.

Por, të mërkurën mjekët në Qendrën Mjekësore NYU Langone njoftuan se, pas 23 orësh në sallën e operacionit, tek i riu u krye transplanti i parë i suksesshëm në botë i fytyrës dhe duarve.

“Ai është pacienti më i motivuar që kam takuar ndonjëherë”, u tha gazetarëve dr. Eduardo Rodriguez, kreu i ekipit që përfundoi operacionin.

“Ka pasur mbi njëqind transplante dore të kryera me sukses, dhe afër 50 transplante fytyre. Pra, në thelb nuk kishte asnjë arsye pse ato nuk mund të kryheshin së bashku, me sukses”, shtoi ai.

Më herët, ka pasur vetëm dy përpjekje për të kryer transplante të tilla, por të dyja ishin të pasuksesshme.\gazetaexpress\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *