U fut në sallën e operacionit me ethe, më vonë doli pozitiv me Covid-19, nisin hetimet për mjekun

 Një mjek nga spitali Perrino në Brindisi po hetohet sepse u fut në kirurgji pavarësisht se kishte ethe.

Ngjarja ndodhi në fund të marsit 2020 dhe mjeku doli pozitiv ndaj koronavirusit menjëherë pas operacionit. Prokurori i Brindizit ka hapur një dosje që supozon krimin e përhapjes së sëmundjes.

Pas infektimit të tij, punonjës të tjerë duke përfshirë mjekë dhe infermierë dolën pozitiv ndaj Covid-19.

Media italiane  raporton se mjeku ishte një nga punëtorët e parë shëndetësorë që ishte infektuar me koronavirus. Pasi dolën dhe të tjerë pozitivë, reparti u mbyll për disa ditë.|klankosova|

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *