Vjen Lajmi BOMBASTIK! Merret vendimi për Kurtin që do të befasojë të gjithë, VV-ja garon me listë të plotë …

Lëvizja vetëvendosje garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me listë të plotë e ku janë edhe tre personat e pacertifikuar nga KQZ-ja PZAP-i dhe Gjykata Supreme.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Sami Kurteshi, ka thënë që lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë e plotë dhe 110 kandidatë.

Kurteshi shtoi Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi pas vendimit të PZAP’së dhe Supremes për moscertifikimin e kandidatëve të kësaj partie, ata do të mbesin në listë për shkak se KQZ-ja nuk ua ka dhënë mundësinë e zëvendësimit të tyre.

“Lista e LVV’së në votime është e plotë me 110 kandidatë. Pas vendimit jo të drejtë të PZAP’së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ.

LVV’ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre. Lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar LVV’ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, ka thënë Kurteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *