Vjen reagimi i Nismës pasi nuk e kaloi pragun në asnjë Exit Poll: Kjo nuk vlen për partitë e vogla

Nisma Social Demokrate ka reaguar pasi Exitpollet po thonë se ajo nuk e do kalojë fare pragun nga këto zgjedhje.

Nisma thotë se Exit Pollet zakonisht nuk e tregojnë trendin e zgjedhjeve.

Tutje, Nisma thotë se saktësia e Exit Pollëve nuk vlen për partitë e vogla.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!

Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!

Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!

Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.

Zyra për Informim e NISMA \EXPRESS\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *