Voton 98-vjeçari nga Rugova, thotë se dua te votoj per te ardhmen time, asnjëherë nuk ka munguar në votime

Kosovarët sot po votojnë për zgjedhjet parlamentare

Në këto zgjedhje ka votuar edhe një person që gati i ka mbushur 100 vjet.

Arif Demaj, 98 vjeçar nga Rugova ka votuar sot në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.

Ai ka thënë se ka dalë në çdo parë zgjedhje dhe asnjëherë nuk ka munguar.

Pasi votoi, ai tha se duhet që partitë bashkë ta shikojnë popullin.

I moshuari gjatë votimit është asistuar nga nipi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *