VV angazhon 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues për 14 shkurt

Lëvizja Vetëvendosje njofton se aktivistët i ka më të përgatitur në të gjitha aspektet në ditën e zgjedhjeve për të mbrojtur votën.

Në njoftim VV bën të ditur se ka angazhuar 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues për 14 shkurt, njofton Klan Kosova.

Tutje thuhet se vëzhguesit e huaj, mediat por edhe gjithë qytetarët janë të gatshëm për të ndihmuar që të mos vidhet asnjë votë.

Ndër tjerash thuhet edhe se Vetëvendosje është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi.

Njoftimi i plotë:

Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e votës.

Një trupë e mirë organizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat.

Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi. Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa pasur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve.

Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *