Zemaj 500,000 Vaksina Hoti 2 Milion kujt ti besojm

Kosova planifikon të vaksinojë 20 mijë qytetarë kundër koronavirusit të ri brenda ditës, pasi të arrijnë vaksinat e para në muajin shkurt, deklaroi kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Në një konferencë për shtyp, Hoti prezantoi strategjinë për vaksinimin e popullatës kundër COVID-19 dhe tha se tre grupe do të kenë prioritet për vaksinim: punonjësit dhe stafi shëndetësor, individët mbi 65 vjeç dhe personat me rrezikshmëri të lartë, pra ata me sëmundje kronike.

“Kemi siguruar 2 milionë vaksina…20 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda ditës…”, tha Hoti.

Hoti tregoi se janë konkretizuar negociatat me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e 535 mijë dozave të vaksinës. Po ashtu, ai shtoi se kanë negociuar për marrjen e 600 mijë dozave të vaksinave nga Austria si dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova pritet të marrë 720 mijë doza, apo vaksina të mjaftueshme për 20 përqind të popullatës.

Kryeministri sqaroi se të gjithë qytetarët që do të vaksinohen do të futen në një bazë të dhënash dhe do të pajisen me një kartelë të imunizimit. Ai tha se pret që strategjia e hartuar nga Komiteti për imunizim, t’i shkojë shpejt qeverisë së Kosovës për miratim.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *