
Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Vendin e parë e zë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 përqind apo 378 mijë e 550 vota në total, transmeton Indeksonline.
E dyta është PDK 17.41 përqind apo 137 mijë e 722 vota. Pas tyre është LDK me 13.08 përqind apo 103 mijë e 507 vota.
Ndërsa në pozitën e katërt është AAK me 7.43 përqind apo 58 mijë e 743 vota.
Nisma mbetet nën prag me vetëm 2.60 përqind apo 20 mijë e 535 vota./Indeksonline/
