Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.
Ai i tha Gazetës Express që kërkesa nuk ka qenë në përputhje me udhëzimin administrativ të hartuar nga MAPL.
“Po, kemi marrë vendim, s’e kemi pranuar kërkesën. Nëse e dorëzojnë prapë kërkesën e njëjtë, prapë nuk e pranojmë se ajo duhet të jetë e bazuar sipas Udhëzimit Adminsitrativ”, tha ai.
Ai tha se i kanë përcjellë njoftim edhe MAPL’së që nuk e kanë pranuar kërkesën.
Uglanin bëri të ditur se grupi iniciues mund të dërgojnë prapë kërkesë për inicim të peticionit.