SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Zbulohen të dhënat: Naim Murseli jetonte në “bodrum” në Suedi, s’kishte as biznes e as veturë

Tragjedia e vrasjes së Liridona Ademajt ka marrë përmasa rajonale e përtej, pasi që e njëjta tanimë po komentohet me të madhe edhe në Shqipëri e Maqedoni, e madje edhe në vet shtetin ku dikur jetonte e ndjera, Suedi.

Ndonëse tanimë situata është kristalizuar sa i përket rrethanave të vrasjes, që dyshohet të jetë porositur nga burri i saj, Naim Murseli, motivet e një veprimi të tillë mbesin ende të paqarta, shkruan lajmi.net.

Këto ditë nëpër media e deklarime kemi dëgjuar versione të ndryshme: Nisur nga sigurimi i jetës së Liridona Ademajt që synonte ta përfitonte Naimi e deri tek më të pabesueshmit, se kinse Liridona dinte “sekrete” të burrit të saj që mund t’i prishnin punë atij apo reputacionit që ai kishte.

Asnjë version i deritanishëm nuk është zyrtar ngase Prokuroria po punon ende në identifikimin e një “nxitjeje” që e ka çuar Naim Murselin në veprime të këtilla ekstreme, saqë ta porosis e paguaj edhe vrasjen e bashkëshortes së tij.

Detaje të reja në publik:

Gazetari i lajmi.net, Shkumbin Kajtazi, ka sjellë detaje të padëgjuara më herët në lidhje me gjendjen financiare të ish-këshilltarit të Pacollit në Suedi.

Kajtazi ka zbuluar se shteti suedez posedon arkivë për individë, shtetas të Suedisë, në lidhje me pasurinë e tyre, borxhet, vendbanimet, bizneset e gjithçka tjetër.

Sipas asaj që Kajtazi ka gjetur në sistemin suedez të të dhënave, del se Murseli, bashkë me bashkëshorten e tij në Suedi jetonin në një ndërtesë në katin -1, apo siç njihet tek ne, në bodrum.

Për më tepër, edhe bizneset e Liridonës kishin operuar me humbje, teksa Naimi as që kishte një të tillë në emër të tij.

Tutje, siç sqaron gazetari Kajtazi, Naimi, Liridona dhe babai i Murselit, Shabani, kishin pasur borxhe ndaj shtetit suedez, me mundësi të mëdha për zgjidhje të çështjeve tek përmbaruesi.

Madje, sipas asaj që konstatohet, Naimi, bazuar në gjendjen që e kishte në databazën zyrtare, nuk kishte të drejtë të blente as veturë.

Sqarim për borxhet ndaj shtetit suedez:

Naim Murseli – 110 mijë krona suedeze borxh, apo rreth 10 mijë euro.

Liridona Murseli – 9519 krona suedeze borxh, apo 841 euro.

Si dhe Shaban Murseli që kishte 35 mijë e 661 krona suedeze borxh, apo  3100 euro./Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *