SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Shqiptarët në Zvicër, a do të bëhet shqipja një tjetër gjuhë zyrtare?

A do të bëhet shqipja një tjetër gjuhë zyrtare e Zvicrës? Ky është titulli i një artikulli të publikuar në faqen e internetit të Radio Televizionit Zviceran SRF, për rritjen e ndikimit të gjuhës shqipe në vend.

Ata bazohen te fakti që në vitin 2023, në Zvicër është dëgjuar muzikë shqiptare më shumë se ajo vendas, dhe që sipas shifrave federale, shqipja po flitet atje  gjerësisht si gjuhë kryesore pas gjermanishtes, frëngjishtes dhe gjuhës italiane.

Vitin e shkuar, 2.8 përqind e banorëve të moshës mbi 15 vjeç në Zvicër ka folur shqip si gjuhë kryesore, çka i hap rrugë supozimeve se gjuha shqipe mund të bëhet zyrtare në të ardhmen.

Stefan Shmidt, gjuhëtar në universitetin e Zyrihut që ka kohë që merret me këtë çështje, thotë se që një gjuhë të bëhet zyrtare duhet të merren parasysh një sërë çështjesh.

Kemi rastin  e italishtes në shtetet e bashkuara. Imigrantët e parë në SHBA flisnin vetëm italisht. Pastaj fëmijët e tyre u bën dygjuhësh. Pastaj nipërit flisnin vetëm italisht. Shembull i kësaj është këngëtarja Madonna, gjyshërit e së cilës imigruan nga Italia. Ajo flet shumë pak fjalë italisht”, thotë studiuesi.

Gjuha e imigrantëve mund të zhduket shpejt nëse vendi i origjinës dhe vendi ku kanë imigruar janë të ngjashëm nga pikëpamja kulturore dhe linguistike.  Megjithatë, Shmidt mendon se është e pamundur që Shqipja të bëhet gjuhë kryesore në Zvicër.

E sigurt është se gjermanishtja zvicerane nuk do të zhduket kurrë dhe nuk mund të ndodhë që të dominojnë gjuhët e imigrantëve”, thekson Shmidt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *