SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Miratohet edhe në lexim të dytë buxheti në vlerë prej 3.3 miliardë, opozita s’merr pjesë, Kurti reagon në Facebook

Është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për buxhetin 2024.

Opozita nuk ka marrë pjesë në votim, por për këtë miratim ka shkrua rnë Facbook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Buxheti do të ketë vlerë 3.3 miliardë euro, rreth kësaj Kurti thotë se është 35 për qind më i lartë krahasuar me buxhetin kur e morën pushtetin.

“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *