SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Dashmir Elezi: Ndaj Shkupit do të jetë ndeshje e zjarrtë, ne shkojmë për tre pikët

Shkupi-Shkëndija do të jetë kryendeshja që do të luhet nesër në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Të dyja skuadrat ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta (nga 32 pikë) dhe ky duel pritet me dëshirë të madhe për të tejkaluar njëra tjetrën. 

Kuqezinjtë në mesjavë kishin paraqitje pozitive kur në Tetovë mundën 2:0 Rabotniçkin dhe drejt Çairit shkojnë me vendosmëri për fitore dhe të njejtën nga tabori kuqezi e paralajmëron sulmuesi, Dashmir Elezi.

“E presim me padurim, duke marrë parasysh se në mesjavë kishim një ndeshje kundër Rabotniçkit këtu në Tetovë, të cilën e fituam dhe pikët ngelen te ne. Ndeshja me Shkupin do të jetë një duel i zjarrtë edhe nga titozeria e tyre dhe e veçant edhe për ne si klub dhe për tifozë tanë. Në këtë përballje ne shkojmë për tre pikët. Të dyja skuadrat luftojnë për kreun dhe le të fitojë më i miri”, ka thënë Dashmir Elezi.

Super derbi Shkupi – Shkëndija luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 13:00. /Telegrafi/

 

The post Dashmir Elezi: Ndaj Shkupit do të jetë ndeshje e zjarrtë, ne shkojmë për tre pikët appeared first on Telegrafi.