SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

​Hovernier kërkon adresimin e vrasjes së grave në nivel të shoqërisë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, të orkestruar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai tha se ky rast i femicidit në Kosovë tregon nevojën për adresimin e kësaj çështjeje në nivel të shoqërisë.

Hovenier, në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI, theksoi nevojën që në Kosovë të ketë një demokraci të fortë dhe promovim të drejtave të njeriut.

Përkitazi me këtë, ai shtoi kërkesën për pjesëmarrje të sigurt të grave në shoqëri. /kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *