SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Policia kërkon ndihmë për arrestimin

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e dy personave.

Bëhet e ditur se të njëjtit kërkohen për përfshirje në një rast vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *