SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Vdes një 54 vjeçar në kryeqytet, policia dhe prokuroria aktivizohen për të hetuar rastin

Ka vdekur një 54 vjeçar në Prishtinë.

Për këtë rast janë aktivizuar policia dhe prokuroria duke marrë masat e nevojshme për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Ndërkaq zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur për trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *