SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Prishtinë, mërgimtares i vidhet vetura me targa të Austrisë

Një shtetase e Austrisë ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj me targa të Austrisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ymer Alushani”  në Prishtinë.

“Rr. Ymer Alushani, Prishtinë 14.03.2024-08:00. Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *