SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Sulm terrorist në Moskë, raportohet për dhjetëra të vrarë

Siç bënë të ditur “Vishegrad24” sulmi është zhvilluar në një qendër tregtare dhe sallë koncertesh.

“U raportuan disa sulmues të armatosur me pushkë automatike dhe eksplozivë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Reuters raporton se agjencitë ruse të lajmeve thanë se 50 ekuipazhe të ambulancës janë dërguar në vendngjarje.

“Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur sot në qendrën tregtare Crocus City,” tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.

Numri i të vdekurve nga një sulm me armë në një sallë koncertesh pranë Moskës është rritur në 133.

Autoritetet shëndetësore thanë se qindra të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes, raporton CNN.

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, tha të shtunën se 11 persona janë ndaluar lidhur me sulmin në Moskë, përfshirë katër sulmues të armatosur.

Presidenti rus, Vladimir Putin e konsideroi të shtunën sulmin si terrorist, dhe e shpalli 24 marsin ditë zie kombëtare.

Sipas tij, kryesit e sulmit tentuan të fshiheshin në Ukrainë.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *