SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Vdes Andrew Strong avokati amerikan i Kadri Veselit, e kishte mbrojtur edhe Haradinajn në Hagë

Ka vdekur të hënën Andrew Srong, avokati amerikan i Kadri Veselit që po gjykohet nga Gjykata Speciale.

Për këtë ka njoftuar Avni Bytyçi, që është në ekipin e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.

Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andreë ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas. Faleminderir për të gjitha, vëlla”, ka shkruar ai në Facebook.

Për vdekjen e Andrew Strong ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Haradinaj gjatë kohës sa gjykohej nga Haga.

”I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi. Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë. Ngushëllime familjes dhe miqve! Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Gazeta Express

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/900520838079954?ref=embed_post

https://www.facebook.com/photo/?fbid=910587567099259&set=pcb.910589127099103&__cft__[0]=AZWKq7mDI-ZEzpbj3bEqjNkQKTbghiTVwEx60S8oF0zWbotYtiw-CVfFPDFn7KJLSO3W8ghNIhHw1Zpmjf2l1Wpmy5kvm3dHgh15pjGBoeSPs9ms2qU10yXg2UDM1IMNGO_-LL_-XwhvrEHYKY1PeZUNy7X5Cf4HYVtU-xKD0Z8vukKVudeRF9byuPRh9uEI4QE&__tn__=H-R

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *